Pas akuzave të Gjykatës së Hagës për 100 vrasje, presidenti Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin drejt Amerikës.
Lajmin për këtë “kthim pas” e ka njoftuar në Twitter i dërguari special i administratës “Trump”, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.
Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”, shkruan Grenell.
Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë, janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë./abcnews.al