Thaçi akuza BE: Ka mungesë uniteti përsa i përket politikave për Kosovën

schedule10:55 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 10:55 - 13 Dhjetor, 2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi akuzoi Bashkimin Europian për mungesë uniteti për sa i përket politikave për vendin e tij. Në një intervistë për revistën franceze Politika Ndërkombëtare ai shtoi Europa duhet të ketë një qëndrim të përbashkët për një vend të vogël si Kosova.

Në një intervistë për revistën franceze Politika ndërkombëtare, presidenti Hashim Thaçi akuzoi Bashkimin Europian se ka mungesë uniteti në politikat ndaj Prishtinës. Kreu i shtetit kosovar u shpreh se Bashkimi Europian duhet të ketë një qasje të përbashkët drejt Kosovës. Ai tha se Europa nuk mund të flasë në mënyrë unanime për cështje të rëndësishme si Rusia dhe Siria nëse nuk arrihet një marrëveshje për një vend të vogël si Kosova. Revista franceze e cilëson Thacin si një lider pro perëndimor

Shkrimi më tej raporton se Presidenti i Kosovës u zgjodh në vitin 2016 dhe vijon të ketë një qëndrim totalisht pro perëndimor dhe pro europian për sa i përket politikave të jashtme. Kjo duke u bazuar në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal gjatë dialogut me Beogradin. Intervista e presidentit të Kosovës është pasqyruar gjerësisht dhe nga mediat serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!