Një zyrtar i autoriteteve ruse të aviacionit është shkarkuar pasi javën e kaluar tha se Kina kishte refuzuar që të furnizonte linjat ajrore ruse me pjesë avionësh pas sanksioneve perëndimore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një zyrtar në Agjencinë Federale të Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsia), Valery Kudinov, ka thënë se Rusia ishte në bisedime për të marrë pjesë nga vende, përfshirë Turqinë dhe Indinë, pas një përpjekjeje të dështuar për t’i marrë ato nga Kina.
Ndërkohë një burim i industrisë konfirmoi për Reuters se Kudinov ishte shkarkuar, duke shtuar se ai humbi punën për shkak të deklaratave të tij publike për Kinën. Ndër të tjera thuhet se Kudinov të thoshte se ai ishte shkarkuar për zbulimin e informacionit sipas një ligji federal që rregullon se si duhet të sillen nëpunësit civilë.
Sektori i aviacionit rus është duke u ndrydhur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e Ukrainës./abcnews.al