Pas përfundimit të sfidës, Laçi-Skënderbeu, këtë të dielë do të zhvillohen dhe 2 sfidat e fundit të vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore, ku më konkretish, Partizani do të presë Kukësin në “Arenën e Demave”, ndërsa Teuta do të përballet me Erzenin në “derbi”.
Kështu, tekniku i “demave të kuq”, Zoran Zekiç do të kërkojë të hedhë pas krahëve humbjen turpëruse ndaj Skënderbeu, teksa për sfidën e sotme ka vendosur të zgjedhë formacionin e tij më të mirë, me “tridentin” e sulmit që përbëhet nga Da Silva, Mba e Tedi Cara.
Në krahun tjetër, tekniku i Erzenti, Alfred Deliallisi do të kërkojë t’i japë fund serisë pa fitore të skuadrës së tij, teksa përballë Teutës së Edi Martinit pritet të jetë një përballje tejet e luftuar, me të dyja skuadrat që janë në kërkim të 3 pikëve për t’u larguar sadopak nga “zona e ftohtë” e tabelës.
Formacionet zyrtare:
Partizani – Kukësi
Partizani: Hoxha, Sota, Bytyçi, Atanaskoski, Koçijan, Murataj, Maguet, Rrapaj, Da Silva, Mba, Cara
Trajner: Zoran Zekiç
Kukësi: Tafas, Reçi, Zhongo, Lala, Mbarak, Duka, Salami, Fejzaj, Fernandes, Rivas, La Torre,
Trajner: Stavri Nica
Teuta – Erzeni
Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Beqja, Daja, Gjinollari, Fili, Daci
Trajner: Edi Martini
Erezeni Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Peposhi, Alba, Maliqi, Kahrimanoviç, Migone, Meçja, Zeka, Mihana
Trajner: Alfred Deliallisi /i.m /abcnews.al