Teuta përforcon mbrojtjen, një shkodran nën urdhrat e Martinit

schedule15:55 - 12 Shtator, 2020

schedule 15:55 - 12 Shtator, 2020

Denis Pjeshka do ta vijojë karrierën në Durrës, me fanellën e Teutës. Mbrojtësi shkodran, i cili bëri një sezon të mirë me Flamurtarin vjet, është bindur nga oferta e “Djemve të Detit”.

Pjeshka luan në qendër dhe në të majtë të mbrojtjes dhe do të jetë një alternativë e mirë për trajnerin Edi Martini. Shkodrani numëron më shumë se 100 ndeshje në Superiore dhe është produkt i Vllaznisë.

Pas eksperiencës me kuqeblutë ai iu bashkua skuadrës së Laçit, por dëmtimet e penalizuar dhe luajti vetëm një ndeshje. Më pas kaloi te Flamurtari dhe u aktivizua në 26 përballje si titullar dhe shënoi dy gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!