Klubet e Superiores po kalojnë një merkato të “nxehtë” vere, teksa nuk janë ndalur në asnjë moment duke kryer transferime të shumta, që do t’i ndihmojnë sezonin e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për klubin e Teutës, të cilët, pas Realdo Filit dhe Aldi Gjumsit zyrtarizuan edhe afrimin e ish-mesfusjorit të Vllaznisë, Arsid Kruja.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku në të prezantohet ish-mesfushori 30-vjeçar i “kuqebluve” që do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajneri, Diego Longo.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori i djathtë, Arsid Kruja është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 30 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Vllaznisë. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushori Arsid Kruja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”,- shkruhej në njoftimin e publikuar nga klubi durrsak. /i.m /abcnews.al