Teuta ka fituar në transfertën me Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.
Autori i golit të vetëm ishte Gjini pranë fundit të sfidës.
Me këtë rezultat, Teuta tashmë renditet në vendin e tetë me 37 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 41 pikë.
Nga ana tjetër, Laçi ka mposhtur Vllazninë me përmbysje me shifrat 1-2, në “Loro Boriçi”.
Me këtë rezultat, Laçi ndodhet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e dytë me 41 pikë./ h.ll/abcnews.al