Teuta “peshkon” te Shkëndija e Tetovës. Kampionët e Shqipërisë duan një mbrojtës për krahun e djathtë, pasi Blagoja Todorovoski mbush 36 vjeç pas disa ditësh.
Gjithashtu edhe kontrata i përfundon dhe me të “Djemtë e Detit” mund të shtrëngojnë duart pas dy sezoneve që fituan gjithçka: Kupë, Superkupë dhe titullin kampion.
Mexhit Neziri është objektivi i Teutës. Mbrojtësi 30-vjeçar luan në krahun e djathtë dhe në qendër, në rast se durrsakët do të kenë nevojë.
Sezonin e fundit me kampionat e Maqedonisë së Veriut ka luajtur 24 ndeshje në kampionat, 19 prej të cilave i ka nisur si titullar. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe me Renovën, Ventspils në Letoni dhe Dacia në Moldavi.
Kontrata Nezirit i përfundon më 30 qershor dhe me Shkëndijën mund ta gjejë gjuhën e përbashkër, që t’i bashkohet Teutës nëse ka marrë ofertën e duhur.
Kuqezinjtë nga Tetova janë pranë firmës me Angelche Timovksi dhe për Nezirin hapësirat mund të zvogëlohen edhe më shumë. Një eksperiencë e re në Superiore mund të ishte interesante për mbrojtësin. / abcnews.al