Vetëm 4 pikë në 4 ndeshjet e para të kampionatit nuk ishin të mjaftueshme për skuadrën e Teutës, me bordin e durrsakëve, që vendosën t’i jepnin fund bashkëpunimit me tekniku italian, Diego Longo, pasditen e së dielës që sapo lamë pas dhe mesa duket sot është gjetur trajneri i ri.
Sipas raportimeve më të mediave, favoriti kryesor për stolin e Teutës është pikërisht ish-trajneri i tyre që i çoi drejt triumfit historik të titullit kampion në vitin 2021, Edi Martini, me këtë të fundit që rikthehet te durrsakët vetëm pak muaj pas largimit nga bregdetarët.
Për Martinin do të jetë hera e pestë që merr drejtimin e Teutës në karrierën e tij, teksa edhe këtë radhë, si në sezonin e kaluar, fokusi do të jetë fillimisht ta largojë nga zonat e ulëta të klasifikimit. /i.m /abcnews.al