Teuta fal Lorenco Vilën, Martini duhet të zgjidhë një dilemë

schedule18:26 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 18:26 - 2 Dhjetor, 2020

Teuta kërkon fitoren e dytë në kampionat. Në tre javët e fundit durrsakët janë ndalur në barazime dhe këtë herë ndaj Kastriotit tre pikët janë opsioni i vetëm. Trajneri Edi Martini do të ketë të gatshëm edhe një prej sulmuesve të spikatur.

Lorenco Vila, pas pezullimit për shkak të një debati me teknikun shkodran, është bashkuar me skuadrën dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik për përballjen e radhës me krutanët.

Rikthimi i Vilës është një lajm i mirë, ndërkohë që për trajnerin Martini lind detyra të gjejë një zgjidhje për qendrën e mbrojtjes. Rustem Hoxha u ndëshkua me karton të kuq në Ballsh dhe nuk mund të luajë ndaj Kastriotit. Mungesë e sigurt vijon të jetë Fabian Beqja, i operuar pa nisur kampionati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!