Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tetori Rozë/ Mamografi falas në të gjithë vendi

schedule09:25 - 8 Tetor, 2025

schedule 09:25 - 8 Tetor, 2025

Vijon në të gjithë Shqipërinë zbatimi i Programit Kombëtar për Depistimin e Kancerit të Gjirit, duke ofruar mamografi falas përgratë e moshës 40-50 vjeç dhe ato mbi 50 vjeç, të targetuara sigrup risku.

Sipas informacionit të përcjellë nga Instituti iShëndetit Publik (IShP) dhe Operatori i Shërbimeve, të KujdesitShëndetësor (OShKSh) deri më tani janë kryer 779 mamografi falas, në rang vendi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala u ndal në një prej njësive të mamografive lëvizëse të stacionuarnë sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të ndjekur nga afërprocesin e kryerjes së mamografisë dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi kryerjen e kontrollove, si dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, për të rriturshanset për trajtim të suksesshëm dhe për të ulur vdekshmërinënga kjo sëmundje.

Shërbimi i kryerjes së mamografisë ofrohet falas gjatë gjithëvitit në 16 poliklinika dhe spitalet në të gjithë vendin, si dhe në 2 njësitë e lëvizshme të mamografisë.

Përgjatë muajit tetor fashatjanë të hapura në çdo spital dhe poliklinikë ku çdo grua mund tëkryej mamografinë në çdo kohë pa sistem referimi vetëm me anëtë një mjeti identifikimi.

Aktualisht janë 16 aparatura të mamografisë stacionare që janëtë shpërndara përkatësisht në spitalet në Tiranë, Dibër, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Lezhë, Kukës, Vlorë Gjirokastër, Fier, Lushnje, Shkodër, si dhe 2 njësi të mamografive lëvizëse,të cilat janë në shërbim jo vetëm në tetor, por çdo ditë të vitit.

Mamografitë lëvizëse mundësojnë ofrimin e shërbimit për gratëe përfshira në Programin Kombëtar të Depistimit të Kancerit tëgjirit sa më afër vendbanimit për zona të largëta urbane dhe rurale. Ky shërbim sigurohet nga Insituti i Shëndetit Publik nëbashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor duke ofruarekzaminime depistuese në të gjithë vendin bazuar në njëkalendar kryesisht pranë zonave ku nuk ka mamografi fikse.

Në këtë proces janë të angazhuar në total 66 personel mjekësor, të cilët janë çdo ditë në gatishmëri të plotë plotë për të asistuarkryerjen mamografisë dhe kontrollit pasi çdo ditë e jetës vlen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!