Tetë vite në krye të FIFA-s, Infantino: Krenar me atë që po i jap futbollit

schedule13:46 - 26 Shkurt, 2024

schedule 13:46 - 26 Shkurt, 2024

Më 26 shkurt 2016, Gianni Infantino u zgjodh presidenti i FIFA-s dhe për këtë përvjetor, numri një i futbollit ka bërë një deklaratë.

“Jam vërtet krenar që kam mbushur 8 vite si president i FIFA-s dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi deri më sot.

Kur mora detyrën, misioni im ishte ta bëja futbollin global, të aksesueshëm, të sigurt dhe një vend mikpritës për të gjithë, me FIFA-n si pikën kryesore të kësaj lëvizjeje. Thashë se do ta ktheja futbollin në FIFA dhe FIFA-n në futbolli dhe e mbajta fjalën time.

Edhe pse puna jonë nuk ndalet kurrë, kam kënaqësinë të ndaj se kemi bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të lojës sonë të bukur në mbarë botën. Sot kjo është një mundësi për mua për të parë suksesin e tetë viteve të fundit dhe për të marrë një moment për të njohur përgjegjësinë e madhe që kam për të vazhduar të punoj në emër të të gjithëve dhe për të zhvilluar më tej lojën tonë të bukur.

Faleminderit dhe pres me padurim të mbështes FIFA-n dhe futbollin në vitet në vijim”, theksoi Infantino./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!