Tetë viktima dhe 193 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:14 - 13 Gusht, 2020

schedule 15:14 - 13 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 193 raste të reja me coronavirus dhe tetë të vdekur.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në deklaratën e tij për mediat është shprehur se në orët e fundit janë testuar 491 mostra, ku pozitive rezultojnë 193 raste dhe me tetë raste të vdekjes.

Ramadani ka theksuar se numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.

Drejtori i IKSHPK-së ka theksuar se ditëve të fundit kemi një ulje graduale të lakores epidemiologjike.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog. /abcnews.al