Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tetë shtete amerikane do të pranojnë patentën e shoferit në iPhone

schedule21:47 - 2 Shtator, 2021

schedule 21:47 - 2 Shtator, 2021

Tetë shtete amerikane do të pranojnë patentën e shoferit dhe ID -të e tjera shtetërore të ruajtura në një iPhone, ka njoftuar Apple.

Kjo risi e shpallur për herë të parë në një prezantim në qershor, i lejon përdoruesit e iPhone të ruajnë ID -të në aplikacionin Wallet.

Sipas BBC, disa kishin shprehur shqetësime për privatësinë në lidhje me dorëzimin e telefonave inteligjentë tek policia ose zyrtarët e sigurisë.

Apple tani thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë të zhbllokojnë ose dorëzojnë telefonat e tyre që sistemi të funksionojë për sigurinë e aeroportit.

Por mbetet e paqartë si mund të funksionojë përfundimisht për përdorime të tjera të ID, siç janë shoferët e ndaluar nga policia.

Administratori i TSA-së, David Pekoske tha se sistemi i ri “do të mundësojë një përvojë më të thjeshtë të kontrollit të sigurisë në aeroport”.l.k/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!