Vijon prej tetë ditësh, zjarri në Pishporo të Fierit. Gazetari Arlind Isa raporton se janë riaktivizuar 9 vatra të vogla zjarri, të cilat janë në kontroll.
Ndërkohë vetëm njëra prej tyre paraqitet shqetësuese.
“Prej ditës së tetë, autoritetet po luftojnë me situatën dhe me flakët e ndezuara, të cilat vijojnë të mbeten një problem në formë dhe në masivitet jo të njëjta me ditët e kaluara, por sërish në një situatë serioze që kërkon angazhim nga zjarrfikësit e forcave civile”, thotë Isa ‘live’ nga Pishporo.