Tetë dhjetori i trishtuar blu/ Berisha me thirrje për aksion, Basha asnjë mesazh. Demokratet festojnë “të copëtuar”

schedule15:41 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 15:41 - 8 Dhjetor, 2023

Ky 8 dhjetor i 33-të i gjen demokratët, jo vetëm të ndarë secili në llogore të vetë, por edhe më të mpakur, se një vit më parë. 33-vjetori i Lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, u përkujtua nga grupimet demokrate, Berisha në selinë që e mban, dhe demokratët e logos në një prej hoteleve të Tiranës.

Si atëherë dhe tani thirrjet e Berishës duken jo fortë të dallueshme. Grupi tjetër, ai i PD-së zyrtare, ndërkohë ende kërkon gabimet që ndodhën rrugës.

Lulzim Basha ende nuk është kthyer nga vizita në SHBA dhe mungoi mesazhi i tij për Ditën e Rinisë, duke ia lënë grupit tij të vogël përkujtimin e kësaj date të rëndësishme për demokratët por ishin të pakët ata që ishin protagonist të Lëvizjes së Dhjetorit, edhe pse PD zyrtare pati dy aktivitet, një me ish-studentë të Dhjetorit dhe një me të rinj.

Një tjetër organizim zhvilloi Roland Bejko.

Berisha e anashkaloi përçarjen e demokratëve para pak të pranishëmve në selinë e pd, por kërkoi që betejës së tij ti bashkohën.

“Na perket ne, i perket PD, te marr cdo vendim, te bej cdo perpjekje, per te organizuar shqiptaret ne kete betrj pa kthim, ne mosbindje civile pa kthim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!