Testime për COVID-19 te Luftëtari, Novi: Gjermania ka probleme, jo më ne!

schedule13:40 - 19 Maj, 2020

schedule 13:40 - 19 Maj, 2020

Luftëtari bën testet me tampon për futbollistët, për të qenë i sigurt për koronavirusin. Klubi gjirokastrit ishte i shqetësuar për disa lojtarë që vinin nga zona të cilësuara të kuqe, pra ku rreziku i epidemisë ekziston.

U bë me të njohur kjo punë. Edhe pse në bisedimet e Federatës me qeverisë nuk u vu kusht që të bëheshin teste me tamponë për futbollistët, në Gjirokastër i dhanë drejtim shumë shpejt.

Sapo skuadra u grumbullua për të nisur përgatitjet, klubi vendosi të kontrollonte lojtarët për të qenë të sigurt se nuk do të kenë rrezik nga koronavirusi. Trajneri Neritan Novi sqaroi kështu. “Jemi zonë e gjelbër dhe kemi sportistë të ardhur nga zona të tjera, të kuqe, si nga Shkodra, Durrësi e Tirana. Na është ofruar kujdesi i epidemiologjisë së spitalit, që të bëjmë tamponët”.

Trajneri gjirokastrit, më shumë sesa nga epidemia, është i shqetësuar nga gjendja fizike e lojtarëve të tij. “Kam parë ndeshjet në Gjermani dhe ka shumë dëmtime e probleme. Duke pasur parasysh ku jemi ne me Gjermaninë, besoj se do të kemi shumë probleme edhe ne gjatë fillimit të kampionatit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!