Testi psikologjik i TikTok/ Grua apo pendë? Imazhi i parë që dalluat zbulon të metën tuaj më të madhe

schedule13:30 - 20 Korrik, 2023

schedule 13:30 - 20 Korrik, 2023

Kuizet, testet psikologjike dhe iluzionet optike janë ndër gjërat e preferuara të përdoruesve të internetit. Asgjë nuk është më e kënaqshme sesa të jesh në gjendje të kuptosh se si funksionon një iluzion optik.

Kuizi i sotëm është bërë viral në TikTok këto ditë. I ndarë nga psychologylove100, ai zbulon të metën tuaj më të fortë. Gjithçka që duhet të bëni për ta zbuluar është të shikoni me kujdes imazhin e paraqitur në video.

@psychologylove100 What do you see first? #psycologytest #psycologytricks #personlatytest #psychology #whatdoyousee #illusionoptic ♬ original sound – Psychologylove

Nëse e keni parë pendën së pari, do të thotë se keni një natyrë të qartë. Ju merrni vendime lehtësisht dhe kapërceni çdo pengesë që ju del me lehtësi. Megjithatë, e meta kryesore është perfeksionizmi juaj dhe për rrjedhojë bëheni shumë të rreptë me të tjerët, duke kritikuar ashpër.

Nga ana tjetër, nëse e keni parë gruan fillimisht, jeni nga ata njerëz që dini shumë mirë të përshtateni dhe të dëgjoni me vëmendje të tjerët, duke kuptuar ndjenjat e tyre. Ju lehtë e vendosni veten në vendin e tyre dhe i kuptoni nevojat e tyre, ndërsa ndjeni një nevojë të fortë për t’i mbrojtur ata. Megjithatë, ju mbeteni të ndjeshëm dhe lehtë mund të lëndoheni nga fjalët dhe veprimet e të tjerëve.

Ju kujdeseni shumë për mendimet e të tjerëve, kështu që mërziteni lehtë. Në të njëjtën kohë, ju mënjanoni veten për të kënaqur të tjerët dhe kjo përfundon të jetë kundër jush në fund./abcenews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!