Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Testi i vaksinës kundër Covid-19 jep rezultate premtuese te majmunët

schedule08:32 - 30 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 30 Korrik, 2020

Vaksina për COVID-19 e firmës bioteknike amerikane Moderna shkaktoi një reagim të fortë imunitar dhe parandaloi koronavirusin të riprodhohet në hundë dhe në mushkëri të majmunëve, sipas një studimi në New England Journal of Medicine.

Zbulimet nuk garantojnë që vaksina do të ketë të njëjtin efekt tek njerëzit, por rezultatet konsiderohen inkurajuese dhe një moment historik në luftën kundër pandemisë. Në studimin e kafshëve, tre grupe morën placebo dhe pjesa tjetër  vaksinën në dy nivele të ndryshme dozash – 10 mikrogramë dhe 100 mikrogramë.

Ata prodhuan nivele të larta antitrupash neutralizuese që sulmojnë një pjesë të virusit SARS-CoV-2. Veçanërisht, majmunët që morën të dy nivelet e dozave prodhuan antitrupa në nivele më të larta se ato që gjenden te njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19.

Autorët raportuan se vaksina gjithashtu shkaktoi prodhimin e një qelize  imune të njohur si qeliza T që mund të kenë ndihmuar në rritjen e përgjigjes së përgjithshme.

Shqetësimi i vetëm është se vaksinat nën zhvillim mund të kenë efekte të kundërta, para se të mundin sëmundjen.

“Kjo është hera e parë që një vaksinë eksperimentale COVID-19 e testuar në primatët jo-njerëzorë ka kontroll të tillë të shpejtë viral në rrugët e sipërme ajrore”, tha Instituti Kombëtar për Shëndetin, i cili ishte pjesë e grupit që zhvilloi vaksinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!