Ndërsa po i nënshtroheni testit praktik për t’u pajisur me leje drejtimi të kategorisë B, në kohë reale një specialist do të jetë duke iu monitoruar nga distanca me zë dhe me figurë.
Kjo pritet të ndodhë që nga vjeshta e këtij viti.
Nisma që do të zbatohet në Shqipëri për herë të parë në rajon sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor ka për qëllim përgatitjen më të madhe të drejtuesve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Projekti gjithashtu parashikon gjurmim të vendndodhjes së trajektores së përshkruar nga kandidati dhe analizë të situatës përmes kamerave.
Sistemi po testohet në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Transportit Rrugor.
Një monitorim i tillë i provimit të praktikës për tu pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B vjen pas rishikimit të testit teorik./ABC News Albania 24/7