Testi i parë fals pozitiv, portieri i Ajax lë direkt karantinën

schedule10:25 - 9 Tetor, 2020

schedule 10:25 - 9 Tetor, 2020

Andre Onana u raportua se ishte infektuar me COVID-19 një ditë më parë, ndërkohë që më pas portieri ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se është mirë dhe se testi i ka dalë negativ.

“Jam përsëri në shtëpi dhe ndihem mirë. Sot u testova negativ për koronavirusin dhe nesër mund të stërvitem me ekipin. Faleminderit për të gjitha mesazhet e dërguara”, shkruan portieri i Ajax, i cili ka lënë grumbullimin me Kamerunin.

Kombëtarja e tij ndodhej në Holandë dhe portieri nuk do të aktivizohet ditën e sotme kundër Japonisë. Testi i parë i tij pretendohet se ka qenë me probleme, por gjithsesi ai nuk ka vijuar të qëndrojë në grumbullim me Kamerunin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!