Testi i matematikës/ Nxënësit e klasave të nënta: Provimi ishte i lehtë

schedule15:38 - 23 Qershor, 2023

schedule 15:38 - 23 Qershor, 2023

Tre ditë pasi u testuan për gjuhën shqipe dhe letërsinë, të premten e këtij 23 qershori rreth 30 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin zhvilluan provimin e dytë të lirimit, atë të matematikës.

Provimi nisi në orën 10.00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Nxënësit thane se provimi nuk ishte i vështirë.

“Ishte shumë i lehtë”, ka thënë një nxënëse.

Provimi ishte pak i ndërlikuar por nëse e lexoje mire e zgjidhje”, shprehet një tjetër nxënës.

Një tjetër nxënës shprehet se dy provimet ai i letërsisë dhe i matematikës ishin të thjesht nëse do të fokusoheshe pak.

Teksa janë në pritje të rezultateve të dy provimeve të para, në 26 qershor nxënësit do të testojnë njohuritë në provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj, për të mbyllur kështu ciklin në shkollën 9-vjecare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!