Testi i COVID-19 në Spitalin Amerikan, Daka: Javën që vjen fillon testimi në laboratorin e posacëm

schedule09:00 - 26 Mars, 2020

schedule 09:00 - 26 Mars, 2020

E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin Albana Daka mjeke laboratori nutricioniste në Spitalin Amerikan ka folur për testin e koronavirusit. Daka tha se testi i COVID-19 ka një kosto të konsiderueshme, por edhe një risk dhe në këtë mënyrë bëhen në laboratore të sigurisë së lartë.

“Ne nuk kemi kapacitete financiare për të testuar të gjithë popullsinë.  Bërja e një testi ka një kosto të konsiderueshme dhe një risk për stafin. Stafi është gjithmonë nëntest për të eliminuar infektimin. Nëse një pacient do ta bëjë në mënyrë private shkon nga 150 në 350 euro. Testet bëhen në laboratore që konsiderohen laboratorë të sigurisë së lartë”, tha Daka.

Gjatë bisedës në studio doktoresha Albana Daka ka folur për testin serologjik e cila shpjegoi se është niveli i antikorpeve që organizmi krijon pasi virusi ka kaluar në organizëm.

Antikorpet janë të tipit imunoglobulinave që formojnë sistemin tonë imunitar që janë IgG dhe IgM

“Nëse kemi prezencë të antikorpeve IgG do të thotë se virusi ka kaluar, ndërsa nëse jemi pozitiv për antikorpin IgM do të thotë që virusi është prezent”, sqaroi Daka.

Gjithashtu ajo theksoi se pas kalimit të çdo gjendje virale krijohet sistemi imunitar, i cili sipas saj krijohet nga kalimi i virusit ose nga vaksina.

“Në pamundësi të daljes së vaksinës krijimi i vetëmbrojtjes, është gjëja më e mirë që mund të bëjë”, tha ndër të tjera Daka.

Nëse një person rezulton pozitiv, por ka imunitet duhet të vazhdojë karantinën?

“Nëse është IgG pozitiv nuk infekton një person tjetër sepse e ka kaluar sëmundjen. Nëse është tampon pozitiv është risk për një person tjetër apo të gjithë personat e kontaktit. Testimi masiv ndodh vetëm me testin serologjik.

Testet sot janë testi i tamponit që tregon nivelin e replikimit te virusit në organizëm ose testi i atikorpit në gjak që është IgM dhe IgG. Testet aktualisht janë testi i tamponit dhe testi serologjik”, u shpreh Daka.

Gjithashtu Daka tha më tej se kur njihen persona pozitiv atëherë karantinimi do të jetë më selektiv dhe më i veçantë dhe mund të nxjerrë njerëzit që janë të mbrojtur të vazhdojnë punët e tyre.

“Izolimi duhet të bëhet paralel me testimin sepse mund të mos japë vlerën e duhur. Duhet të gjurmohen dhe të testohen personat e kontaktit të personave pozitive sepse do të sjellë një menaxhim më të mirë të sëmundjes.

Ashtu si në Gjermani që bëhen testime paralele për të evituar përsëritjen e tamponit. Sepse nëse tamponi del pozitiv duhet të përsëritet. Bërja e serologjisë është kosto më efektive për të mos përsëritur tamponin.

Nëse në serologji del IgG pozitiv nuk ka nevojë për të bërë tampon, ndërsa nëse del pozitiv duhet përsëritur tamponi. Në këtë mënyrë bëhet një seleksionim i popullsisë së riskuar”, u shpreh Daka.

Ka gjasa që mund të kemi kaluar COVID-19 dhe nuk e dimë?

Daka: Absolutisht mund të ketë gjasa, analizimi i COVID -19 është filluar në mars. Mendoj që mund të kemi një përqindje të konsiderueshme e popullsisë që mund ta ketë kaluar. Kjo nuk është 100% reale pasi duhet vërtetuar. Koronavirusi tregon përgjigje imunitare të ndryshme në popullata të ndryshme.

Ka një sjellje të ndryshme në grup mosha të ndryshme duke na u shfaqur me simptoma të ndryshme. Virusi ka pësuar një metamorfozë, apo nga një popullsi në tjetrën jep simptoma të ndryshme.

Më tej Daka theksoi se javën që vjen fillon testimi pranë laboratorit të posacëm të sigurisë së veçantë që do të merret vetëm me testimin e COVID-19

“Laboratori është përgatitur për të trajtuar nëse do të ketë nevojë për pacient me COVID-19 dhe gjithashtu në krahun tjetër do të bëhen testime për pacientë me koronavirus.

Personat që duan ta bëjnë, ata që kanë simptoma apo persona të kontaktit, mund ta bëjnë.

Kostoja e testit seriologjik nuk është e lartë, IgG dhe IgM shkojnë deri në 30 po 40 euro të dyja”, sqaroi Daka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!