Testi i Covid-19, kusht hyrës: ALNET ju pajis me dokumentin që njihet nga gjithë kufijtë tokësorë e ajrorë

schedule20:52 - 20 Gusht, 2020

schedule 20:52 - 20 Gusht, 2020

Në këtë kohë pandemie, personat që duan apo mund të udhëtojnë si në rrugë ajrore ashtu edhe në atë tokësore, në shumicën e rasteve duhet të jenë pajisur me nje “test negativ” brenda një periudhe të caktuar.

Kjo varion nga rregullat përkatëse të vendosura nga vendi drejt të cilit udhëtojnë.

Të gjithë personat që kryejnë testin për Sars-Cov-2 me PCR në rrjetin laboratorik ALNET do të marrin një dokument që njihet nga të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë.

Rezultati plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga BE dhe shtetet e tjera, është në 2 gjuhë si dhe përmban të dhënat personale të personit që do udhëtojë.

Po ashtu, është me rëndësi të theksohet se të gjithë personat që udhëtojnë drejt Greqisë këto ditë, nuk duhet ta ngatërrojnë vërtetimin  e testit Sars-Cov-2 me PCR, me formularin PLF.

Formulari PLF është një dokument që duhet të plotësohet nga çdo person që udhëtoj drejt shtetit grek, duke plotësuar të dhënat personale, kohëzgjatjen  e udhëtimit, adresën e qëndrimit etj.

Mbas plotësimit të formularit PLF (passenger location form) personit që e ka plotësuar i vjen një email me një QR Code (kod unik) që është i tij gjatë qëndrimit në shtetin fqinj.

PLF nuk duhet të ngatërrohet me testin e COVID-19 pasi janë 2 dokumenta të ndryshëm dhe të që të dy të nevojshëm, për të kaluar kufirin, sipas rregullave në fuqi.

Asnjë qytetar që disponon rezultatin e analizës nga Laboratorët ALNET nuk ka hasur probleme ose vështirësi për të kaluar kufirin me shtetin grek ose asnjë shtet tjetër.

Për çdo pyetje apo paqartësi përsa më sipër, mund të vizitoni Protokollin për Arritjet në Greqi /abcnews.al/