Testi final me himnin e Champions, ja si duket “Arena Kombëtare”

schedule19:58 - 10 Nëntor, 2019

schedule 19:58 - 10 Nëntor, 2019

Stadiumi i ri kombëtar, “Arena Kombëtare”, ka hapur sot dyert për sfidën testuese mes ekipeve të femrave, Vllaznisë dhe Apolonisë. Vetëm një javë para sfidës kundër Francës, që do të luhet në këtë stadium, FSHF ka vendosur që sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë të jetë takimi testues.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga ABC News, fusha e “Arenës Kombëtare” është 100% e përfunduar, si dhe tribunat duken drejt përfundimit. Nuk shihet një numër i lartë spektatorësh, edhe pse parashikohej që të ishin të shumtë në këtë debutim të stadiumit të ri kombëtar.

FSHF parashikoi se numri i të pranishmëve për këtë sfidë testuese mund të arrinte deri në 10 mijë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur./abcnews.al