Test Nipt Vanadis në Shqipëri/ Testi prenatal realizohet në laboratorin Cambridge, zbulon disa patologji

schedule12:33 - 28 Tetor, 2023

schedule 12:33 - 28 Tetor, 2023

Giuseppe Novelli – shef i departamentit të gjenetikes në Universitetin Torvergata, Romë

Antonio Novelli- shef i departamentit të gjenetikes ne spitalin Bambino Gesu

I pari test nipt që kryhet në Shqipëri tashmë realizohet pranë laboratorit Cambridge. Nipt vanadis është një test prenatal jo invaziv, i gjeneratës së fundit bazuar në analizën e ADN- së fetale të pranishme në gjakun e nënës.

“Është hera e parë e parë që ky test gjendet në Ballkan. Kjo është gjë e mirë, sepse “nipti” është një test gjenetik dhe testi gjenetik duhet bërë në klinikën ku shkon sepse nuk mjafton të çosh mostrën, por duhet vlerësuar gjendja e gruas, duhet biseduar me të, duhen vlerësuar rreziqet familjare nëse ka të tillë, pra është e rëndësishme edhe për privatësinë e personit”, tha Giuseppe Novelli.

Testi nipt vanadis kryhet në javën e 10 të shtatzënisë. Permes ekzaminimit me nipt vanadis, mundësohet ekzaminimi i patologjive si sindromi down, sindromi edwards dhe sindromi patau.

“Testi na jep mundësinë të kemi një informacion mbi rrezikun e patologjive kromozomike më të zakonshme. Rreth 98 apo 99 për qind e anomalive kromozomike më të zakonshme mundet që të shihen me këtë test. Është test i besueshëm dhe mendoj se mund të kontribuojë për kontrollimin e patologjive përpara lindjes në një vend si Shqipëria, dhe sipas mendimit tim është diçka ideale”, shtoi Giuseppe Novelli.

Përmes një konference laboraori Cambridge prezantoi realizimin e këtij testi të rëndësishëm për çdo grua.

“Ky event është shumë i rëndësisë,  mbi të gjitha për të kryer këtë test në Tiranë, për të mos marrë një kampion nga Tirana dhe për ta dërguar në Europë dhe në pas të presim rezultatet. Është shumë e rëndësishme gjithashtu për një strukturë dhe kjo është struktura e parë në vendet e Ballkanit që e kryen këtë test në shtëpi. Shkurton kohë duke mos pritur me kohë të zgjatura për marrjen e rezultateve”, u shpreh Antonio Novelli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!