Test/ Gjëja e parë që shihni në këtë foto do të zbulojë shumë më tepër për ju sesa mendoni

schedule15:01 - 2 Maj, 2022

schedule 15:01 - 2 Maj, 2022

Testi i plotë përbëhet nga dhjetë pika të formës së papërcaktuar të bëra nga boja e derdhur.

Pacienti duhet të interpretojë imazhet në mënyrën e tij dhe të shpjegojë asociacionet e para dhe çelësi i këtij testi është në të menduarit ndërgjegjeshëm të pacientit, i cili zbulon gjendjen e tij emocionale dhe mendore.

Hidhini një sy mirë kësaj fotoje, merrni aq kohë sa të doni për të shpjeguar atë që shihni.

ZGJIDHJET:

NËSE SHIHNI DY PERSONA

Cila është marrëdhënia mes njerëzve që shihni në foto? Zgjidhja qëndron në fokusin tuaj. Ky imazh fsheh edhe konotacionin seksual, ndaj nuk do të ishte e çuditshme që të lindnin mendime të tilla tek ju. Nëse fokusi kryesor është te seksi, me siguri jeni të preokupuar në mënyrë të pandërgjegjshme me të.

DIKUSH PO SHIKON REFLEKTIMIN E TIJ NË PASQYRË

Personi i parë në pasqyrë je në fakt vetvetja. Çfarë ndjenjash ngjall ai imazh? A shihni shumë gjak? Gjaku është i lidhur me agresivitetin dhe emocionet negative. Ndjenjat e një personi që shikon veten në pasqyrë janë në fakt emocionet tuaja që i kultivoni ndaj vetes.

QENI

Çfarë ndjenjash keni ndaj qenve? Qeni përfaqëson në mënyrë simbolike qenien tuaj të brendshme, por edhe frikën tuaj. Nëse ka emocione negative tek ju, mund të keni disa frikëra të fshehura me të cilat duhet të përballeni.

NJE ELEFANT

Elefantët simbolikisht përfaqësojnë inteligjencën dhe vetëbesimin. Çfarë ndjenjash ka tek ju elefanti? Pozitive apo negative? Kjo foto thjesht tregon se çfarë mendoni për veten tuaj.

ARINJ

Nëse shihni një arush të përgjakur të plagosur, me siguri keni emocione të thella trishtimi thellë brenda. Këta njerëz janë kryesisht shumë të ndjeshëm, me sjellje të butë dhe sylesh.

LUTEN DY PERSONA

Meqenëse ky vizatim (si shumica e njollave të Rorschach) ka një konotacion seksual, në rastin tuaj është padyshim i lidhur ngushtë me vetë kontekstin e fesë. Nëse shihni edhe gjak, ndoshta e përjetoni fenë përmes sakrificës dhe vuajtjes. Do të thotë gjithashtu se në krizat e jetës ju mbështeteni shumë tek lutja./abcnews.al