Modeli S i Tesla-s do t’u dorëzohet klientëve duke filluar këtë muaj, por kompania po përgatitet të lëshojë një automjet më të shpejtë: Tesla Roadster. Ndërsa specifikimet e kësaj makine nuk janë bërë me dije, ajo premton të jetë mbresëlënës. Duke folur në podcastin e Joe Rogan, Elon Musk ndau disa detaje në lidhje me ambiciet e tij për krijimin e këtij modeli.
Ai tha se planifikon ta pajisë automjetin me teknologjinë e raketave që të “qëndrojë” mbi Tokë. Musk theksoi gjithashtu se makina do të jetë në gjendje të udhëtojë në distancë të shkurtër në ajër. Makina do të përdorë teknologjinë e raketave të presionit të lartë për të arritur këtë qëllim. Kufizimi kryesor do të jetë koha, pasi makina do të jetë në gjendje të ruajë pozicionin e saj vetëm për një kohë të shkurtër.
Më tej, ai shtoi se me një “pako SpaceX” që do të përfshijë shtytës të ajrit të ftohtë mund t’i japë Roadster një performancë edhe më të lartë.”Mendova se ndoshta mund ta bëjmë atë të rri në ajër, por jo shumë lart. Ndoshta mund të rri një metër mbi Tokë, ose diçka e tillë.”, theksoi Musk. /abcnews.al