Elon Musk zbuloi të enjten makinën elektrike të Tesla Inc.
Ishte gati për publikun, por prezantimi nuk shkoi siç ishte planifikuar, pasi kur përfundoi u pa se kishte dy dritare të copëtuara dhe Twitteri u mbush me hashtag #cybertruck duke u bërë trend, por për keq.
Në videon e mëposhtme shihet shefi i dizajnit të Tesla-s, Franz von Holshausen fillimisht duke goditur makinën më një sferë metalike në xhamat e makinës e cila i rezistoi në fillim goditjes, por nuk shkoi siç duhej.
Makina ishte e projektuar të ishte e pathyeshme, sipas tij . /abcnews.al