Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla po pezullon prodhimin në fabrikën e saj në Shangai për katër ditë pasi qendra financiare tha të dielën se do të mbyllej për të kryer testime masive për COVID 19.
Kompania ka njoftuar punëtorët dhe furnitorët e saj për lëvizjen, raporton Reuters.
Në një deklaratë për Reuters, Tesla tha se gjithmonë përpiqet të përmbushë përgjegjësitë për parandalimin e epidemisë. Ajo beson se masat e Shangait për COVID-19 ndihmuan në vendosjen e themeleve për zhvillimin e qytetit në vijim.
Shanghai tha të dielën se do të mbyllte qytetin në dy faza për të kryer testimin anti-COVID për nëntë ditë.
/abcnews.al