Pas marrjes së dy ankesave se timoni në makinën e modelit Y të Tesla-s mund të shkëputet gjatë vozitjes, rregullatorët amerikanë të sigurisë së automjeteve kanë nisur një hetim lidhur me këtë çështje.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, hetimi raportohet se përfshin mbi 120.000 automjete nga modeli i vitit 2023.
Agjencia pretendon se në të dyja rastet kur Modeli Y iu kishte dorëzuar klientëve, atyre iu mungonte butoni që mban timonin dhe ndihmon në drejtimin e makinës. Timoni i makinës së këtij modeli mbahej nga pjesë të tjera të automjetit, por për shkak se në këtë model mungonte butoni, bënte që timonin të binte.
Në dokumentet e postuara të mërkurën, agjencia pretendoi se të dy ngjarjet ndodhën për makinat që ishin ende relativisht të reja.
Modeli Y është një automjet sportiv i shërbimeve që kombinon karakteristika të makinave që përdoren relativisht për përdorim të përditshëm me pasagjerë si dhe me veçori të automjeteve që janë të përshtatshme edhe të vozitësh në terrene të ndryshme, shembull në shkretëtirë.
Hetuesit po shqyrtojnë shumë faktorë sikurse numri i madh i personave që kanë raportuar për këtë problem, numri i automjeteve që kanë pasur këtë defekt dhe procesin e prodhimit të makinave në Tesla.
Modeli Y është makina më e shitur e kompanisë Tesla.
Tesla, e cila ka shpërbërë divizionin e saj të marrëdhënieve me median, u kontaktua për të folur për këtë situatë.
Në një ankesë të paraqitur në NHTSA, më 29 janar, një pronar tha se ai po voziste me familjen e tij në Nju Xhersi, kur timoni u shkëput papritur. Pronari shkroi se pasi nuk kishte makina pas veturës së tij, ai ishte në gjendje të tërhiqej nga rruga. Ai makinën e kishte blerë më 24 janar dhe shtoi se në këtë ngjarje nuk u lëndua askush.
Në ankesë është përfshirë edhe një postim në Twitter i pronarit të kësaj makine, ku shfaqet videoja e timonit të shkëputur të Teslës së tij.
Fillimisht, një qendër shërbimi e Tesla vlerësoi se rregullimi i problemit do të kushtonte rreth 104 dollarë. Tutje, kjo qendër shërbimi për klientët i kërkoi falje klientit në postimin e tij në Twitter.
Kur pronari shkroi se kishte humbur besimin te Tesla dhe kërkoi rimbursim, qendra e shërbimit hoqi tarifën dhe shkroi se Tesla nuk ka një politikë kthimi, por ai mund të kontaktonte sektorin e shitjeve dhe dërgesave.
Më vonë, klientit iu dha mundësia për të mbajtur makinën ose për ta zëvendësuar atë me një të re./REL