Tesla kritikohet pas hapjes së ekspozitës në qytetin kinez Xinjiang

schedule07:59 - 4 Janar, 2022

schedule 07:59 - 4 Janar, 2022

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla është kritikuar në SHBA pasi ka hapur një ekspozitë në rajonin e diskutueshëm Xinjiang të Kinës. Kompania e drejtuar nga miliarderi Elon Musk hapi sallonin në qytetin e Urumq në natën e Vitit të Ri.

Kina është akuzuar për skllavëri dhe gjenocid kundër grupit të pakicës ujgure që jeton në këtë rajon të pasur me burime raporton “BBC”. Senatori republikan Marco Rubio shkruajti në lidhje me këtë ngjarje në llogarinë e tij në Twitter se korporatat pa kombësi po ndihmojnë Partinë Komuniste Kineze të mbulojë gjenocidin dhe punën skllavëruese në rajon. Senatori ishte një nga mbështetësit e ligjit të presidentit Biden që firmat duhet të provojnë se mallrat e importuara nga rajoni Xinjiang nuk janë prodhuar me punë të detyruar.

Presidenti i Aleancës së Prodhimit Amerikan deklaroi se çdo kompani që bën biznes në Xinjiang është bashkëpunëtore në gjenocidin kulturor që po ndodh atje. Ai shtojë gjatë deklaratës së tij që veprimet e Tesla-s janë veçanërisht të neveritshme. Shumë përdorues të rrjetit social kinez Weibo e mirëpritën hapjen e sallonit. / abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!