Tesla hap fabrikën e parë të prodhimit të makinave në Evropë

schedule16:03 - 23 Mars, 2022

schedule 16:03 - 23 Mars, 2022

Tesla nisi zyrtarisht prodhimin e makinave në Evropë të martën, duke hapur një fabrikë pranë Berlinit. Fabrika është e treta më e madhja e Teslës, pas asaj në Kaliforni dhe Shangai dhe pritet të ndërtojë 500 000 automjete elektrike në vit, sipas New York Times.

30 Teslat e para të prodhuara në Evropë iu dorëzuan klientëve që i kishin porositur, të cilët ishin të pranishëm në event. Tesla ka njoftuar gjithashtu se tashmë se do të ndërtojë automjetin e saj sportiv Model Y në fabrikën evropiane.

Tesla

Musk tha: “Kjo është një ditë e mrekullueshme për fabrikën”, duke e përshkruar atë si “një hap tjetër në drejtim të një të ardhmeje të qëndrueshme”. Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se fabrika ishte një shenjë e përparimit dhe e së ardhmes së industrisë së makinave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!