Terzic optimist për pjesën e mbetur të sezonit: Kemi mundësi për t’u shpallur kampion të Bundesliga-s

schedule13:35 - 6 Prill, 2023

schedule 13:35 - 6 Prill, 2023

Disfata zhgënjyese 4 me 2 ndaj Bayern Munich, pasditen e së shtunës duket se i ka “tronditur” jo pak “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët mbrëmjen e djeshme u mundën me rezultatin 2 me 0 nga “demat” e RB Leipzig, në çerek-finalen e Kupës së Gjermanisë, “DFB Pokal”.

Pas ndeshjes tekniku kroat i “verdhezinjve” nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij, ku theksoi se përballja e djeshme ishte një sfidë për t’u harruar e gjithashtu shtoi se tashmë i gjithë fokusi është në titullin kampion të Bundesliga dhe do të bëjnë gjithçka për t’ia rrëmbyer “bavarezëve” të Thomas Tuchel.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Ishte një mbrëmje e keqe, e gjitha për t’u harruar. Në mbrojtje patëm probleme, ndërsa në sulm humbëm shumë topa. Pjesa e parë ishte një katastrofë e vërtetë!

Nuk mund të luash një çerek-finale në mënyrë të tillë nëse dëshiron të marrësh trofeun. Jemi ende në garë për titullin kampion. Do të provojmë deri në fund, do të provojmë gjithçka në javët që kanë mbetur. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet do kemi mundësi për t’u shpallur kampion”,- u shpreh Terzic tepër i zhgënjyer pas ndeshjes.

Ndërkaq, kujtojmë se pas 26 javësh kampionat në vendin e parë të renditjes janë “bavarezët” e Bayern Munich me 55 pikë, vetëm 2 pikë më shumë se “verdhezinjtë” e Dortmund në vendin e 2-të. /i.m /abcnews.al 

Renditja e Bundesliga: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!