Pas humbjes me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain, në ndeshjen e parë të grupeve të UEFA Champions League, tashmë “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë duke menduar për sfidën e së mërkurës mbrëma, ndaj “kuqezinjve” të Milan.
Siç e do zakoni, përpara sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i nënkampionëve të Gjermanisë, Edin Terzic u shpreh se pavarësisht nivelit të lartë të kundërshtarit, sërish djemtë e tij do të përpiqen të bëjnë më të mirë në fushën e blertë.
“Milan ka lojtarë të shkëlqyer, kanë humbur dy lojtarë të rëndësishëm, por kanë bërë investime të shkëlqyera, ndërthurin intensitetin dhe teknikën. Ata janë gjithmonë në kushte për të fituar. Ne duhet të bëjmë një paraqitje të nivelit të lartë. Duhet të mbrohemi mirë , por pastaj të jemi gati kur ndeshja të bëhet intensive.
Ne e njohim shumë mirë Pulisic, i cili e nisi mirë sezonin. Leao është i rrezikshëm me Theo Hernandez në të majtë. Kapiteni Calabria dhe Florenzi gjithashtu merren mirë me kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetërNe kishim shumë mendime dhe shqetësime para PSG-së.
Ndryshuam mentalitetin tonë për ta përballuar ndeshjen me më shumë guxim. Mund të kishim shfrytëzuar disa mundësi më mirë, por nuk e kuptuam. Mënyra se si ne do të luajmë ndaj Milan është ndryshe, do të kemi sfida të reja dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi bërë mirë kundër PSG-së, shpresojmë të vazhdojmë në atë rrugë.
Në Champions League asnjë ndeshje nuk është e lehtë, këtë e kemi kuptuar tashmë nga barazimet. Zakonisht duhen 10 pikë për t’u kualifikuar. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kapim pikë ndaj “kuqezinjve” dhe ndeshjet në shtëpi janë të rëndësishme.
Nesër do të përballemi me Milan-in, një kundërshtar i vështirë, por ne mund t’i sfidojmë ata dhe tifozët do të jenë aty për të na ndihmuar. Ne do të japim një paraqitje të shkëlqyer”,- u shpreh tekniku kroat gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al