Një lajm i keq ka ardhur nga kombëtarja franceze ku sulmuesi i “gjelave”, Christopher Nkunku është dëmtuar në seancën stërvitore në Clairefontaine.
Shkaku i këtij dëmtimi u bë lojtari i Real Madrid, Camavinga pasi bëri një ndërhyrje të panevojshme në stërvitje duke dëmtuar kështu sulmuesin francez të Leipzig.
Nkunku ka një problem në këmbën e tij dhe do të kryejë testet mjekësore për të caktuar shkallën e dëmtimit.
Në mbrëmje, Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian e bëri fakt të kryer se Nunku do të mungojë në Kupën e Botës./h.ll/ abcnews.al
?? Nkunku contraint de quitter l’entrainement des Bleus en boitant. pic.twitter.com/yJrL7yHP65
— RMC Sport (@RMCsport) November 15, 2022