Terrorizoi pushuesit në Dhërmi, gjykata lë në burg Emiljano Ninën

schedule13:27 - 11 Korrik, 2018

schedule 13:27 - 11 Korrik, 2018

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për Emiljano Ninën, të riun që qëlloi me armë në mes të një diskoje në plazhin e Dhërmiut. Ngjarja u shoqërua me kaos dhe panik të pushuesit, të cilët u ndjenë të pasigurtë në atë pjesë të bregdetit tonë.

I riu që terrorizoi pushuesit tek Havana në Dhërmi nuk foli asnjë fjalë në gjykatë.  Me mjete të blinduara dhe asnjë mundësi transaparence për gazetarët Emiliono Nina hyri në Gjykatën e Vlorës.

Në një seancë jo shumë të zgjatur, gjykata la në burg 23-vjeçarin.

Për Emiljano Ninën u caktua masa e sigurisë arrest me burg për prishje dhe të rendit dhe sigurisë publike si dhe për mbajtje e përdorim të armëve pa leje.

Nina, natën e së shtunës së kaluar ka shtënë katër herë me pistoletë në mes të diskos. Ai u konfliktua me disa të rinj të tjerë për arsye ende të paqarta.

Por krismat e armës shkaktuan kaos dhe panik tek të pranishmit që po dëfrenin orëve të natës.

Ambientet e brendshme të lokalit u shkatërruan, kurse Nina u kap ditën tjetër në Tiranë.

Kjo ngjarjë shkaktoi panik tek pushuesit, të cilët kërkuan që policia të marrë në kontroll situatën. Edhe pas masës së sigurisë asgjë e qartë nuk është dhënë për personazhin tashme në burg pa afat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!