20 vjeçari, Sudesh Amman është autori i sulmit në Londër, i cili u vra nga policia ditën e djeshme. Sipas autoriteteve, i riu kishte rreth një javë që ishte liruar nga burgu, pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit prej tre vitesh për vepra terroriste.
20-vjeçari ishte nën mbikëqyrjen e policisë në kohën e sulmit, për të cilën policia beson se është një incident terrorist i lidhur me islamistët.
Nga sulmi në Londër 3 persona mbetën të plagosur dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Amman u deklarua fajtor në nëntor të vitit 2018 për posedim të dokumenteve me informacione terroriste dhe për shpërndarje të botimeve terroriste. Ai u arrestua në veri të Londrës në maj të 2018-ës, me dyshimin se planifikonte një sulm terrorist.
/abcnews.al