Terroristi 20-vjeçar u lirua nga burgu, avokati: Kurrë nuk e mendova se do bëhej vrasës

schedule16:13 - 3 Nëntor, 2020

schedule 16:13 - 3 Nëntor, 2020

“Unë kurrë nuk do të kisha menduar që ai të bëhet një vrasës”. Kështu tha sot Nikolaus Rast, avokati që përfaqësoi vrasësin në Vjenë në gjyqin e tij të vitit 2019.

20-vjeçari, i cili ishte dënuar për organizatë terroriste në atë kohë, vjen nga një familje normale me origjinë shqiptare. Prindërit vijnë nga qyteti Çellopeku i Maqedonisë së Veriut. Vetë Kujtim Fejzullai ka lindur në Mödling. Medohet se ai u radikalizua në një xhami.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftën kundër Terrorizmit (BVT) në Austri fillimisht u vu në dijen për të riun sepse nëna e tij e kishte raportuar atë të zhdukur. Gjatë hetimit për vendndodhjen e tij, doli se asgjë nuk i kishte ndodhur.

LEXO EDHE: Sulmi në Vjenë, MPB: Të përfshirë në ngjarje tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

Përkundrazi, ai ishte në rrugën e tij për në Siri për t’u bashkuar me milicinë radikale islamike terroriste Shteti Islamik (IS). Në Turqi, megjithatë, ai u mor nga autoritetet, u ndalua të kalonte kufirin me Sirinë, u arrestua dhe u dërgua përsëri në Austri.

Në vitin 2019 ai u dënua me 22 muaj burg, nga të cilat kreu vetëm shtatë, përcjell abcnews.al.

Avokati që dënoi sulmin të hënën dhe shprehu ngushëllimet e tij të thella për të afërmit e të vrarëve dhe të plagosurve, tha sot se 20-vjeçari në adoleshencë vizitonte rregullisht një xhami, në të cilën mendohet se është radikalizuar.

“Për mua ishte një i ri që për fatin e keq zgjodhi të kishte miq të gabuar”, tha ai.

Austria u godit mbrëmjen e djeshme në zemër të saj. Sot qendra e Vjenës, ku edhe ndodhi sulmi terrorist është thuajse bosh dhe dyqanet, siç raportojnë mediat janë të mbyllura.

Tronditja është e thellë, edhe pas disa arrestimeve. Kujtim Fejzullai u qëllua për vdekje nga njësia speciale WEGA pranë Ruprechtskirche. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!