Arrestohet në Tiranë një prej personave të shpallur në kërkim lidhur me sulmin me armë të ndodhur mëngjesin e 8 gushtit në parkingun e hotel “Volorekës”.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga është vënë Meardi Berberi. Bashkë me të shkon në 6 numri i të arrestuarve për këtë ngjarje. Brenda 7 ditësh hotel Voloreka u bë shënjestër e dy atentateve.
Mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Sipas policisë dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit në Tushemisht.
LEXO EDHE: Terrori në Tushemisht, arrestohet 52-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorët
Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
Polcia ka arrestuar më herët Ilir Meçollin, Ardian Xhutin dhe Elvir Haxhian si dhe Mariglen Topuzin. Ky i fundit doli dje para gjykatës, ndërsa togat e zeza vendosën për të burg për 30 ditë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë organizuar sulmin me armë në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze në hotel “Voloreka”. /abcnews.al