Është arrestuar autori që i mori pistoletën policit dhe hapi zjarr në urgjencën e spitalit duke plagosur një person. Policia njoftoi për vënien në pranga të 5 personave në lidhje me konfliktin që nisi në Levan dhe përfundoi në Fier. Dy nga te arrestuarit D. B 21 vjeç dhe G.B 22 vjeç nga Levani akuzohen për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë si dhe për “goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.
Tre të tjerët e arrestuar, gjithashtu të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, janë personat të përfshirë në konfliktin e Levanit. Ata janë A.Zh., 51 vjeç, nga Ferrasi, E. K., 32 vjeç nga Vlora, A. Zh., 22 vjeç nga Ferrasi i Fierit.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.
Aktualisht të shtruar në spital nga përplasjet midis dy familjave janë, Aleksandër Zhapaj i cili u qëllua me pistoletë në spital, Aldi Aleksandër Zhapaj, Gentjan Aleksandër Zhapaj, Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Mucaj të goditur me leva dhe me thika në Levan. /ABC News Albania 24/7