Terrori në Londër, Daily Mail publikon momentin kur 34-vjeçari kërcënon me hanxhar pasagjerët në metro

schedule20:55 - 20 Maj, 2022

schedule 20:55 - 20 Maj, 2022

Daily Mail ka publikuar videon e terrorit ku një 34-vjeçar ka sulmuar me hanxhar pasagjerët në një metro në Londër një vit më parë.

Ndonëse ngjarja ka kohë që ka ndodhur, 34-vjeçari u shpall sot fajtor nga drejtësia britanike për sulmin me hanxhar.
Si ndodhi ngjarja.

34-vjeçari ul në sediljen e metrosë, ku papritur nxori një hanxhar për të goditur me thikë biznesmenin James Porit, duke kërcënuar njëkohësisht pasagjerët e tjerë të metrosë.

“ Ky nuk është një sulm terrorist, unë kam në shënjestër atë ”, bërtiste 34-vjeçarit gjatë sulmit.

Biznesmeni, i cilin e goditi me hanxhar, ka probleme shëndetësore në dorë dhe në kokë, si pasojë e sulmit të dhunshëm një vit më parë.

Ndërkohë vendimi përfundimtar për dënimin e 34-vjeçarit do të caktohet më 22 korrik të këtij viti, pasi është urdhëruar ekspertiza psikiatrike e autorit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!