Terrori në Lezhë, nipi i deputetit me shokët u arratisen të qetë në Dubai

schedule11:00 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 11:00 - 6 Dhjetor, 2021

Tre personat që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim për terrorin që ushtruan pak javë më parë në një lokal të një fshati në Lezhë janë arratisur nga Shqipëria. Gazetari i “ABC”-së në Lezhë Gjergj Figuri zbardh detaje të reja nga dosja.

Lexo edhe: Kontroll me kallash në lokal, Ramazan Rraja një prej të armatosurve që terrorizoi klientët në Lezhë

Sipas burimeve nga policia, tre personat, përkatësisht nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe dy shokët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi pas ngjarjes janë arratisur nga Shqipëria fillimisht në Itali dhe më pas dyshohet me destinacion final Dubain ku ndodhen shumë figura të njohura të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Lexo edhe: Terror me kallash, kush është nipi i deputetit të PS që dhunoi një grua në QSUT, si u arrestua në Belgjikë

Mister mbetet edhe fakti se përse u konfliktuan me pronarin e lokalit, te i cili shkruan me kallash dhe maska, por nuk e gjetën.

Lexo edhe: Kush janë dy shokët e nipit të deputetit që terrorizuan lokalin

Po i njëjti burim i tha gazetarit të “ABC”-së në Lezhë, se pronari i lokalit të cilin e kërkuan tre të shpallurit në kërkim së fundmi kishte dalë nga burgu./ Abcnews.al