Një incident i rëndë ka ndodhur në një manastir në Greqi pasditen e së mërkurës. Mediat raportojnë se një prift sulmuar me acid gjashtë priftërinj të tjerë dhe rojën e Manastiririt Petraki.
Në momentin që ndodhi sulmi ishte duke u mbajtur një gjykim sinodal ndaj një prifti. Ndërsa jepej verdikti ai mori një shishe me acid dhe sulmoi të pranishmit.
Në manastir u krijua një situatë kaotike por prifti sulmues nuk mundi që t’ia mbathe. Ai u vu në pranga ndërsa të lënduarit janë duke marrë kujdes shëndetësor në spital.
Ata kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dy prej tyre kanë plagë serioze në fytyrë. s.b/abcnews.al/