Terror në Meksikë/ Hapet zjarr në një lokal, dhjetë të vrarë e disa të plagosur

schedule11:22 - 10 Nëntor, 2024

schedule 11:22 - 10 Nëntor, 2024

MEKSIKË- Dhjetë persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë.

Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr.

“Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar si pasojë e incidentit ”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros.

Makina që besohet se drejtohej nga sulmuesit u gjet më vonë e djegur në komunën El Marques në shtetin Queretaro. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar edhe një person.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!