Deputetët e PS dhe ata të opozitës e gjetën gjuhën e përbashkët, në Komisionin e Reformës territoriale, për ta miratuar programin e punës, që do të ndjekin në vijim, ndërsa qëllimi është të kenë një hartë të re për ndarjen e territorit, në muajin korrik.
Ky plan përcakton dëgjesa në terren, sondazhet dhe takimet me grupet e ekspertëve, etj. Si në ditën e parë, pika më e diskutueshme mes dy palëve, do të mbetet numri i bashkive, me shumë apo më pak se 61 sa janë aktualisht.
As demokratët nuk kanë shprehur synim për të shkuar drejt një numërim të përafërt me 373, por kanë shprehur kërkesën për rreth 100 bashki në vend. Socialistët nuk kanë dhënë një formulë por duket një synim për të shkuar drejtë zvogëlimit të numrit më pak se edhe 61 që janë aktualisht.


