Mbi 11 mijë bimë, 6832 fidanë dhe 10.5 kg kanabis në proces tharjeje janë asgjesuar dhe sekuestruar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Territor i pastër”. Për rrjedhojë u arrestua një 24 vjeçar dhe u proceduan disa të tjerë, mes tyre 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.
Në Vaun e Dejës u gjetën 300 bimë kanabis ndërsa u vu në pranga një 24 vjeçar, si autor i kultibimit të disa bimëve. Nën hetim u vu një 57 vjeçar për një tjetër rast kultivimi në Vaun e Dejës. Procedimi penal ka nisur gjithashtu edhe për për kryetarin e fshatit Mnelë e Madhe për shpërdorim detyre.
Në Fushë Arrëz u asgjësuan 6832 fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë dhe 1280 bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe sekuestruan 10.5 kg të kësaj lënde narkotike, gjithashtu në proces tharjeje. Nën hetim për shpërdorim detyre u vu kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe një specialist pyjesh në këtë njësi.
Në Malësinë e Madhe u gjetën dhe asgjësuan 4407 bimë narkotike kanabis. Nën hetim u vu për shpërdorim detyre kryetari i fshatit Bratosh dhe një specialist pyjesh në këtë fshat.
Ndërsa në njësitë administrative Shosh, Pult dhe Postribë u asgjësuan 5650 bimë dhe fidanë narkotikë kanabis./abcnews.al

