Meloni kontrollon Gjadrin “italian”/ Kryeministrja italiane viziton kampin e Shëngjinit: Kampi, gati në 1 gusht

schedule13:51 - 5 Qershor, 2024

schedule 13:51 - 5 Qershor, 2024

Kampet ku do strehohen emigrantët në Gjadër do te hapen në gusht. Kryeministrja italiane Giorga Meloni e cilësoi marrëveshjen mes dy vendeve, shembull suksesi dhe për vendet e tjera të Bashkimit Europian. Por Rama dhe Shqipëria janë vënë në shënjestër të sulmeve politike, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje

“Unë mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është sigurisht që të sulmohet qeveria shqiptare, populli shqiptar, besoj se janë le të themi pozicione apo qëndrime të ligjshme, apo të legjitimuara, të ndryshme dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane dhe që luajnë si të thuash edhe në këndvështrimin e tyre, duke shpalosur gjithë qëndrimin e tyre. Sigurisht që unë mendoj që duhet vlerësuar fakti që për të goditur, për të sulmuar qeverinë italiane, goditet apo sulmohet edhe një partner ndërkombëtar, sepse këtu nuk po dëmtohet thjesht qeveria italiane, por edhe Italia si vend.

Është një marrëveshje novative dhe kur e kemi nënshkruar besoj e mbani mend që unë mendova dhe dëshirova fort që të shndërrohej si një model për vendet e tjera.

Sigurisht që dy muajt e vonesës të parashikuar për realizimin e punimeve janë shkaktuar edhe për sa i përket terrenit disi të vështirë në Gjadër, por, në prani të gazetarëve italianë, duke cituar kreun e SPAK Rama hodhi poshtë akuzat për ndaj Shqipërisë te ngritura ne emisionin e televizionit Rai3, ku e cilësonin si narkoshtet.”, tha Meloni.

“Sipas Prokurorisë së Posaçme, e cila është pjesë e rrjetit Eurojust, nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, një koncept ky mjaft i përdorur kohët e fundit për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, por duke cituar kreun e Prokurorisë së Posaçme shumë të nderuar, nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura, të cilat u ngjajnë organizatave mafioze të llojit Cosa Nostra, Ndragheta, Camorrra apo Sacra Corona Unita sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore.”, u shpreh Rama.

Po ashtu kreu i qeverise shqiptare deklaroi se Shqipëria firmosi këtë marrëveshje me zemër për të ndihmuar Italinë, pa bërë llogaritje financiare.

“Marrëveshje zemre, nuk ka këtu kalkulime të asnjë natyre. Pastaj, funksionon a nuk funksionon, do të ketë probleme, si do zgjidhen problemet, këto janë të gjitha gjëra që do t’i provojë koha, por ama kjo është një marrëveshje zemre dhe një marrëveshje përgjegjësie, në raport me një miqësi strategjike dhe në raport me një komunitet siç është komuniteti i vendeve të Europës që është sot në një situatë ku ka shumë pikëpyetje për mënyrën sesi të adresojë këtë fenomen. Kaq.”, tha më tej kreu i qeverisë shqiptare.

Vizita e kryeministres italiane vjen në një moment, ku çështja e emigrantëve është kthyer ne epiqendrën e sulmeve politike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!