Terrenet sportive, shkolla “1 Maji” hap dyert për komunitetin

schedule14:45 - 15 Maj, 2018

schedule 14:45 - 15 Maj, 2018

Një tjetër shkollë në Tiranë hap dyert për komunitetin. Terrenet sportive të shkollës “1 Maji” mund të shfrytëzohen nga banorët e zonës gjatë pasditeve dhe në fundjavë.

62 palestrat e shkollave të Tiranës pasditeve dhe fundjavave do të jenë të hapura për komunitetin.  “1 Maji” është shkolla e tretë që terrenet sportive i vë në dispozicion të banorëve të zonës. Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje volejbolli me të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana Voley.

“Vetëm dikush që merret me sport mund ta kuptojë fuqinë e skuadrës, sidomos në një vend si Shqipëria. Përtej sportit, kemi nevojë t’i mësojmë të rinjve karakter, do të thotë që duhet të mësojmë si të humbasim, por edhe si të fitojmë. Një sportist i mirë di ta menaxhojë mirë humbjen, se ngrihet shpejt në këmbë”.

Kryebashkiaku theksoi se një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë është edhe obeziteti tek moshat e reja ndaj i bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasat sportive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!