Tërmeti Turqi-Siri, më 20 mars mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve

schedule11:46 - 10 Mars, 2023

schedule 11:46 - 10 Mars, 2023

Më 20 mars në Bruksel, Komisioni Europian dhe Presidenca Suedeze e Këshillit të BE-së do të mbajnë një Konferencë Ndërkombëtare të Donatorëve për të mbështetur qytetarët e prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Konferenca e Donatorëve është bashkëorganizuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson dhe organizohet në koordinim me autoritetet turke.

Konferenca do të jetë e hapur për vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe kandidate potenciale, vendet fqinje dhe partnere, anëtarët e G20 përveç Rusisë. shtetet anëtare të Bashkëpunimit të Gjirit, si dhe OKB-në, organizatat ndërkombëtare, agjencitë humanitare, institucionet financiare ndërkombëtare dhe europiane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!